Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Sindikata e Agjencive Informative Mediatike, anëtar i ri në LSM

Shkup, 18 prill – Sindikata e Agjencive Informative Mediatike (SAIM) është anëtare e re e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Kërkesa u pranua unanimisht nga Kryesia dhe Këshilli i LSM-së si organet më të larta.

“LSM si sindikata e vetme përfaqësuese në sektorin publik dhe në sektorin privat qëndron gjithmonë në mbrojtje të punëtorëve dhe i shpreh qëndrimet e veta publikisht dhe në mënyrë transparente, zotohet dhe lufton për të gjithë punëtorët në të gjithë sektorët duke përfshirë edhe sektorin e Agjencive Informative Mediatike i cili njihet edhe nga Sindikata e Agjencive Informative Mediatike – SAIM. Për shkak të nevojës për të mbrojtur punëtorët në Agjencitë Informative Mediatike, LSM së bashku me Sindikatën e Agjencive Informative Mediatike – SAIM do të qëndrojnë gjithmonë në mbrojtje të të drejtave të punës së gazetarëve dhe punonjësve në media, dhe punëtorët do të mund të shprehen lirisht, qëndrimet e tyre së bashku me SAIM dhe LSM për të realizuar të drejtat e tyre”, theksojnë nga LSM.

Anëtarë të SAIM mund të jenë persona të punësuar në veprimtaritë e sektorit mediatik dhe veprimtari të tjera, kurse SAIM është një organizatë vullnetare dhe e pavarur që lufton për realizimin, avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave ekonomike, sociale, punës-juridike, të drejtat tjera profesionale dhe interesat e antarësisë së saj.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.