Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

SIPRI me analizë se do të rritet arsenali bërthamor në botë

Instituti Ndërkombëtar për Hulumtime të Paqes në Stokholm (SIPRI) njoftoi se arsenali botëror bërthamor së shpejti do të rritet për shkak të tensioneve aktuale, njoftoi DPA. Pavarësisht reduktimit të njohur të numrit të përgjithshëm të kokave bërthamore në botë në rreth 12.705, analistët e SIPRI në raportin e tyre vjetor të publikuar sot thonë se numri do të fillojë të rritet sërish në dekadën e ardhshme.

“Ka indikacione të qarta se reduktimi i arsenalit bërthamor në botë që nga fundi i Luftës së Ftohtë ka përfunduar”, tha eksperti i SIPRI, Hans Kristensen.

“Nëse forcat bërthamore nuk ndërmarrin veprime urgjente dhe konkrete për tu çarmatosur, arsenali bërthamor botëror së shpejti mund të fillojë të rritet për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë”, deklaroi Met Korda, nga instituti. Sipas raportit të SIPRI, Rusia aktualisht ka 5.977 koka bërthamore dhe SHBA 5.428. Së bashku, të dy vendet kanë rreth 90 për qind të kokave bërthamore në botë.

Në raport, gjithashtu theksohet se të gjitha fuqitë e tjera bërthamore (në raportin e SIPRI nënvizohen Britania e Madhe, Franca, Kina, India, Pakistani, Izraeli dhe Korea e Veriut) së fundmi kanë zhvilluar ose vendosur sisteme të reja armësh, ose të paktën i kanë njoftuar ato, lajmëroi DPA

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.