Një stuhi e rrallë verore ka goditur Holandën të mërkurën, duke shkaktuar një të vdekur. Një grua 51-vjeçare vdiq në Haarlem, pasi një pemë ra mbi makinën në të cilën ndodhej, tha policia lokale.
Në Amsterdam, disa njerëz u plagosën pasi dhjetëra pemë u rrëzuan nga stuhia, duke dëmtuar makina dhe varka përgjatë kanaleve të qytetit, raporton “REUTERS”.
Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dërgoi paralajmërimin për stuhinë e kuqe ndaj banorëve të provincës Noord-Holland, e cila përfshin Amsterdamin, duke u kërkuar atyre që të mos largohen nga shtëpitë e tyre dhe të shënojnë numrat e shërbimit të urgjencës vetëm për situata kërcënuese për jetën.
Stuhia, e quajtur “Poly”, është më e keqja e rregjistruar ndonjëherë në Holandë gjatë muajve të verës, dhe më e forta në përgjithësi që nga janari 2018, tha agjencia e motit Weeronline.