Friday, June 24, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Skandal në Komunën e Gjakovës: Drejtoresha e Arsimit, vetë pa diplomë fakulteti

Eranda Kumnova Baçi, e cila mori nën udhëheqje Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Gjakovës më 22 dhjetor të vitit të kaluar, në CV-në e prezantuar në faqen zyrtare të Komunës, ka deklaruar se është e diplomuar në Fakultetin Juridik.

Por e vërteta qëndron krejt ndryshe, pasi që drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, nuk ka përfunduar ende studimet universitare, raporton Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar vetë Kumnova Baçi për Sinjali, ku përmes një bisede telefonike ka deklaruar se në vitin 2020 ka përfunduar provimet të cilat i ka bartur nga Universiteti publik në kolegjin privat ‘Biznesi’ dhe ka paraqitur temën e diplomës, por që të njëjtën nuk e ka mbrojtur ende para Komisionit.

“Në kolegjin Biznesi i kom vazhdu provimet të cilat m’u kanë njoftë dhe ato që s’mu kanë njoftë m’u kanë shtu si provimet e tjera, dmth ka pasë ndryshime në provime. Ose për shembull nji provim ‘E drejta penale’ ka qenë e ndame në tri pjesë edhe këto i kom përfundu të gjitha provimet në vitin 2020. Qëkjo bartja edhe qëkjo që unë kom vazhdu këtu, kanë mendu që unë tash vonë kom fillu me kry universitetin në privat. Më ka ngel vetëm diploma si letër me marrë, vetëm diplomën me shku me marrë. Temën e kom paraqitë, po nuk e kom mbrojtë edhe diplomën kom me marrë. Qaq”, citohet të ketë thënë ajo.

Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, e cila ishte edhe kandidate për asamble komunale nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e fundit lokale, po ashtu ka thënë se nuk e di nëse partia e saj është në dijeni që e njëjta nuk është e diplomuar.

Ndryshe, Komuna e Gjakovës drejtohet nga Ardian Gjini i AAK-së. Kjo parti në vitin 2020, kur kishte qenë në pushtetin qendror, e kishte emëruar për zëvendësministër të Arsimit, Driton Bardhecin, anëtarin e saj i cili po ashtu ishte diplomë fakulteti.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.