Saturday, December 3, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Sllovakia ofroi propozim rreth vizave të Kosovës: S’e kemi thyer procedurën

Të mërkurën e kësaj jave skadoi afati për vendet e BE-së që me të ashtuquajturën procedurë të heshtur, t’i paraqesin vërejtjet e tyre në propozimin e Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovën. U raportua se sqarime kërkuan Spanja e Sllovakia, po ashtu dy vende mosnjohëse të shtetit tonë. Ministria e kësaj të fundit, në një përgjigje ekskluzive për Periskopin ka treguar situatën, duke thënë se mban qëndrim konstruktiv…

Ndonëse Kosova ka përmbushur gjitha kushtet për liberalizim vizash, procesi vazhdon të mos përmbyllet dhe kosovarët të qëndrojnë tutje të izoluar.

Në diskutimin e fundit të Bashkimit Evropian, u raportua se pengesë paraqitën dy vende të BE’së, pra Spanja e Sllovakia.

Zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovakisë, në një përgjigje për Periskopin ka sqaruar se nuk kanë thyer kurrfarë procedure të heshtur sepse nuk ka pasur diçka të tillë në diskutim rreth vizave.

’Sllovakia ka ofruar një propozim-draft në kuadër të procesit të rregullt të hartuar në Këshill për të përmirësuar një pjesë specifike procedurale të tekstit. Në këtë mënyrë, Sllovakia nuk ka thyer procedurën e heshtur apo të shkruar sepse nuk ka ekzistuar një procedurë e tillë për ta thyer. ’, thuhet në përgjigjen e tyre për Periskopin.

Tutje kjo ministri ka theksuar se do të vazhdojnë angazhimin e tyre konstruktiv në procesin për Kosovën.

”Procesi përgatitor vazhdon nën mbikqyrjen e Presidencës Çeke dhe Sllovakia do të vazhdojë të angazhohet në mënyrë konstruktive”.

Lidhur me këto zhvillime, Periskopi ka dërguar disa pyetje në adresë të diplomacisë spanjolle, se për çfarë vërejtjesh bëhet fjalë, kur do të mund të kemi një dritë të gjelbër nga Spanja për vizat dhe a do të kemi njohje të Kosovës në një periudhë të afërt.

Elena Aljarilla, nga zyra për Informim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Spanjës theksoi sot për Periskopin vetëm se‘’ Mund të themi se nuk komentojmë negociatat në vazhdim’’.

Propozimi i Çekisë, ishte që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhej me funksionalizimin e sistemit të udhëtimit ETIAS, siç kërkoi Franca, por njëherësh të caktohej edhe data e fuqizimit të vendimit: “jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023”.

Ndërsa një vend që ka ndryshuar qëndrim për vizat e Kosovës është Holanda, që më herët ishte gogja skeptike.

Ministria e Punëve të Jashtme e këtij vendit, ka thënë se në Kosovë kanë parë progres në luftën kundër korrupsionit, teksa e kanë përgëzuar Qeverinë Kurti për progresin në fushën e reformave.

“Holanda tani mund të bie dakord për liberalizimin e vizave pasi përditësimi i Komisionit dhe raporti i progresit tregojnë një trend pozitiv”.

“Kemi parë kryesisht progresin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, migrimin dhe menaxhimin e kufijve dhe luftën kundër terrorizmit. Ne përgëzojmë progresin e bërë në agjendën e reformave nga qeveria Kurti”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së së Holandës.

Tutje, në përgjigje thuhet se ky progres i Kosovës duhet të vazhdojë dhe se qeveria holandeze do të monitorojë progresin në këtë drejtim.

“Është shumë e rëndësishme që Kosova të harmonizojë më tej politikën e saj të vizave me politikën e vizave të BE-së”, është shprehur ministria e Punëve të Jashtme të Holandë’’.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.