Monday, May 29, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Snopçe: Në familjen evropiane nuk pranojnë vende me drejtësi të dyfishtë të cilat bëjnë diskriminim

Shkup, 14 prill – Në vendin tonë ekziston drejtësi e dyfishtë të cilën e zbatojnë Prokuroria dhe gjyqësori i partizuar dhe korruptuar dhe i cili qytetarëve iu bën padrejtësi dhe ua cënon perspektivën, dhe prej atje vjen edhe vetoja e vërtetë për anëtarësim në familjen evropiane, ku nuk pranohen vende me drejtësi të dyfishtë dhe të cilat bëjnë dallime dhe diskriminim edhe në tragjedi të tilla, theksoi në konferencën e sotme për media në Kuvend, deputeti i Aleancës për Shqiptarët. Halil Snopçe.

“Sot jemi këtu të dënojmë edhe një skandal shumë të rëndë të drejtësisë në vend i cili ka të bëjë me vrasjen e tmerrshme të hendbollistit kroat Denis Tot. Për fat të keq, përpjekjet që të mbroheshin sulmuesit filluan në Ministrinë e Punëve të Brendshme, fillimisht duke e mohuar faktin se ka pasur dhunë, që tani Prokuroria të vazhdojë me zbutje të veprës penale, ndërsa me këtë edhe të dënimit që duhet ta marrin sulmuesit”, deklaroi Snopçe.

Të gjithë e dini, tha ai, se në drejtësi rol të rëndësishëm luan praktika gjyqësore si mekanizëm për zbatimin e cilësisë së drejtësisë.

“Tragjedia e fundit është e ngjashme me atë të të riut Nikolla Sazdovski, madje sipas përshkrimit të rastit nga Prokuroria vërehet se të dy rastet janë identike – dhunë fizike, goditja me send të fortë në kokë që ka rezultuar me vdekje. Mirëpo, ka një dallim të madh në mes të dy rasteve, në rastin Sazdovski Prokuroria ka ngritur kallëzim penal për vrasje nga neni 123 pika 2 paragrafi 1, i cili parasheh dënim minimal prej 10 vitesh burgim ose burgim të përjetshëm, dhe ju të gjithë e dinë epilogun. E njëjta Prokurori e cilëson rastin e fundit në bazë të nenit 123 pika 1 ku dënimi është në gjysmë më i vogël dhe parashikon të paktën pesë vjet burg. Pyesim Prokurorinë se çfarë ka ndryshuar në këto dy raste kur të gjitha rrethanat dhe veprimet janë të njëjta? A është jeta e një kroati më pak e vlefshme se ajo e një maqedonasi apo ndoshta ka ndryshuar fakti që në rastin e fundit sulmuesit ishin maqedonas, ndërsa në rastin e Sazdovskit ishin shqiptarë. Kjo është drejtësia e dyfishtë në vendin tonë që zbatohet nga Prokuroria dhe drejtësia e partizuar dhe e korruptuar, e cila u bën padrejtësi qytetarëve dhe cenon perspektivën e tyre”, tha deputeti i Aleancës për Shqiptarët.

Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me Raportin e publikuar dje të Departamentit të Shtetit për vendin tonë, Snopçe theksoi se ai e përmban atë që e thonë nga partia e tij, përveç, siç tha, shfrytëzojnë fjalë të tjera. Ne, shtoi ai, këtë e thamë pas më indirekt, ndërsa ata në Raport “në mënyrë pak më kulturore”.

“Instalimi i shtetit ligjor nuk është shteg i shtruar me lule që mund të kalohet vetëm me kënaqësi personale, me fjalë dhe premtime boshe, me akuza të pabaza, siç bëri lideri i BDI-së, i cili na akuzoi se po bëjmë presion ndaj gjyqësorit dhe gjykatësve për shkak të konferencës për media të mbajtur pardje. Instalimi i shtetit ligjor është rrugë me gjemba, kërkon guxim dhe luftë të pa kompromis kundër korrupsionit, nepotizmit, protekcionizmit dhe partizimit. Te ne kjo mungon. Çka të thuhet tani? Ali Ahmeti përsëri do të dalë të thotë se SHBA-ja po bën presion ndaj gjyqësorit, siç këtë e bën me Aleancën për Shqiptarët?”, tha Snopçe./Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss