Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Sot mban mbledhje Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës duke filluar nga ora 11:00 do të mbajë mbledhjen e radhës, ku në rend dite është caktimi i datës për seancën e re plenare.

Në rend dite do të jenë miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit si dhe përgatitjet për seancën e radhës plenare.

Rendi i plotë i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III),

5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për financim të politikave zhvillimore për financa publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shëndetësi,

9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021,

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.