Sunday, December 4, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Sot përsëri pati alarme për bomba në shkolla, dhe përsëri të rreme

Shkup, 11 nëntor – Ministria e Punëve të Brendshme informoi se alarmet e sotme për bomba janë të rreme.

“Menjëherë pas denoncimeve të pranuara, nga nëpunësit e policisë janë ndërmarrë masa për evakuim të sigurt të shkollave, ndërsa pastaj janë kryer edhe kontrolle të hollësishme nga ekipet për kontrolle antiterroriste dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për alarme të rreme”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Në adresën elektronike të katër shkollave në Shkup sot në mëngjes është dërguar kërcënim për bomba të vendosura. Këso denoncimesh ka gjatë periudhës së kaluar në disa shkolla në kryeqytet të cilat pas kontrolleve të bëra është konfirmuar se janë të rreme.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski disa herë ka deklaruar se kanë njohuri se prej ku janë dërguar porositë dhe se bëhet fjalë për kërcënime hibride

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.