Monday, February 26, 2024
spot_img

Latest Posts

Sot u mbajt Seanca e tretë e Këshillit Komunal për Mbrojtje Sociale në komunën e Tetovës

Tetovë, 24 nëntor – Sot në hapësirat e komunës së Tetovës u mbajt Seanca e tretë e Këshillit Komunal për Mbrojtje Sociale, në të cilën ishin të ftuar përfaqësues të shoqatave qytetare dhe organizatave joqeveritare nga fusha e mbrojtjes sociale. Ata u njoftuan për punën dhe planet e ardhshme të Këshillit për Mbrojtje Sociale të Komunës së Tetovës.

Përgjegjësitë e komunave në mbrojtjen sociale rregullohen me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, në të cilën parashikohet mbrojtja  e kategorive sociale siç janë mbrojtja e fëmijëve, kopshtet dhe shtëpitë e pleqve, sigurimi i kujdesit social për personat me aftësi të kufizuara, fëmijët pa prindër dhe pa kujdes prindëror, fëmijët e pa strehë , të abuzuarit me drogë dhe alkool, gratë viktima të dhunës familjare etj.

Përfaqësuesit e shoqatave përshëndetën punën e këtij Këshilli dhe i dhe uruan që të kenë bashkëpunim, mbështetje dhe suksese të përbashkëta.

Problemet sociale në shoqërinë tonë janë të shumta, ndër kryesoret që sot u potencuan ishin:

  • Mungesa e shërbimeve “Ndihmë dhe Kujdes Shtëpiak” për të moshuarit;
  • Hapja ose përshtatja e Qendrës Ditore për punë me fëmijët me nevoja të veçanta dhe mbi 26 vjeç;
  • Renovimi i “Shtëpisë së Pensionistëve” në Tetovë;
  • përshtatjen e institucioneve dhe palestrave sportive për personat me nevoja të veçanta,
  • përmirësimi i infrastrukturës urbane për personat e verbër,
  • rritjen e stafit profesional të psikologëve,
  • edukatorë special-logopedë në shkollat fillore dhe të mesme
  •  mungesa e asistentëve edukativë në çerdhe dhe shkolla etj.

Në këtë seancë ishte i pranishëm edhe një përkthyes i licencuar i gjuhës së shenjave për nevojat e personave të shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim, në mënyrë që të jemi njësoj të aksesueshëm për të gjithë.

Komuna e Tetovës vazhdon të punojë në shërbim të qytetarëve dhe nevojave të tyre, kësaj radhe përmes Këshillit Komunal për Mbrojtje Sociale (KKMS), përmes të cilit do të thellohet bashkëpunimi me përfaqësues të të gjitha institucioneve, organizatave dhe ekspertëve përkatës.

Plani Social i Komunës dhe Programi Vjetor për punën e KKMS për tre vitet e ardhshme, i cili do të mbulojë të gjitha kategoritë e qytetarëve në rrezik social, janë në fazën përfundimtare.

Shpresojmë që do të gjejmë mbështetjen e duhur nga Ministria dhe ne do jemi urë lidhëse e realizimit të projekteve ku do përmirësohet dukshëm cilësia e jetë së qytetarëve, kryetarja e Këshillit Social, Halime Rustemi.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss