Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Southgate për Rashford dhe Sancho: Ata kanë shumë për të bërë për t`u rikthyer në kombëtare

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate e ka bërë të qartë se lojtarët e Manchester United kanë shumë për të bërë nëse presin të luajnë në Katar 2022.

Lojtarët e Manchester United si Marcus Rashford dhe Jadon Sancho do të përballen me një betejë të vështirë nëse duan ta ndihmojnë Anglinë në Kupën e Botës 2022.

Të dy nuk u ftuan nga anglezi për ndeshjet e muajit qershor për shkak të formës jo të mirë të tyre.

Kur trajneri i Anglisë u pyet nëse do t`i ftojë Rashford dhe Sancho në ndeshjet e radhës dhe në Kupën e Botës, Gareth tha:

“Ata kanë shumë për të bërë për t’u rikthyer në skuadër”, ishin fjalët e tij.

Të dy lojtarët e Man United kanë kaluar një sezon të vështirë së bashku me klubin, pasi nuk arritën të siguronin një vend për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.