Wednesday, February 8, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

SPAK kundërshton deklaratën e Hykollit për Kurtin

Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës, pas raportimit në medie për takimin e kryeministrit Kurti me kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, ku është bërë e ditur se ky i fundit mbështet kryeministrin Kurti në Ligjin për Zyrtarët Publikë dhe Ligjit për Pagat, ka reaguar duke thënë se janë të shokuar nga ky qëndrim i kryetarit Hykolli.

“SPAK -u është i shokuar dhe distancohet fuqishëm nga ky qëndrim i kryetarit të BSPK-së, Atdhe Hykolli, duke e konsideruar dhe konstatuar se ky qëndrim është puro personal i tij dhe assesi qëndrim i BSPK-së e as qëndrim i kryesisë se BSPK-së, pasi që kryesia nuk është ftuar të diskutojë për këtë temë”, thuhet në reagimin e SPAK-ut.

Më tej bëhet e ditur se këto dy ligje e me theks të veçantë atë të zyrtarëve publikë nuk e kundërshtuan vetëm sindikatat, por të njëjtit u kundërshtuan ashpër edhe nga sektori i drejtësisë, organizatat ndërkombëtare që e mbështesin Republikën e Kosovës në fushën e legjislacionit, por edhe vet misioni i BE-së.
“SPAK -u dhe Sherbysit Civilë të Kosovës, presin sqarim zyrtar nga ana e kryetarit të BSPK-së, Atdhe Hykolli”, thuhet në reagimin e SPAK-ut.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss