Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Spasovski: Korrupsioni i lartë është problemi më i madh, duhet të punohet në shumë sektorë

Shkup, 12 prill – Ministria e Punëve të Brendshme në çdo moment ndërmerr aktivitet me urdhër të Prokurorisë publike, pavarësisht se kush është, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski lidhur me arrestimin e Sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri, i dyshuar për abuzim, në një procedurë tenderimi së bashku me dy shtetas kroatë.

– Овој случај го работеше Основното јавно обвинителство за гонење организиран криминал. Се работеше повеќе време, сѐ додека се прибават доказите, секако по проценка на ЈО кога сметале дека имале доволно докази односно  аргументи за да се покрене овој сомнеж, тоа се реализираше, рече Спасовски во гостување на ТВ Телма.

“Ky rast është trajtuar nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar. U desh më shumë kohë, derisa të sigurohen dëshmitë, natyrisht sipas vlerësimit të PP kur kanë menduar se kanë dëshmi apo argumente të mjaftueshme që të ngritet ky dyshim, kjo është realizuar”, tha Spasovski në një emision në TV Tellma.

Theksoi se korrupsioni i lartë është problemi më i madh në vend, por kjo tha ai, është një segment i korrupsionit.

“Për çdo shoqëri është shkatërruese kur marrin pjesë ose dyshohen për praktika korruptive njerëz që mbajnë poste publike dhe që duhet t’u shërbejnë qytetarëve”, tha Spasovski.

Sipas ministrit, janë rritur maksimalisht përpjekjet në parandalimin e korrupsionit dhe krimit nga të gjitha organet ligjzbatuese – Prokuroria publike, MPB-ja, Policia financiare.

Njoftoi se në vitin 2021 efikasiteti, gjegjësisht funksioni i inteligjencës në shtet kundër korrupsionit është rritur për pothuajse 50 për qind.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.