Shkup, 5 gusht – Kursimi i energjisë elektrike në MPB prej 7 deri në 33 për qind, gjegjësisht në vitin 2021 kursimi është pothuajse nëntë milionë denarë, ndërsa në vitin 2020 gjithsej 45 milionë denarë, ndërsa si bazë është marrë viti 2017, publikoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.
“Si udhëheqësi të MPB-së në vazhdimësi i ndjekim nevojat dhe mundësitë për gjetjen e zgjidhjeve të reja të cilat do të kontribuojnë në shfrytëzimin racional të energjisë elektrike dhe energjensave për përfshirje aktive në zvogëlimin e nevojave gjatë krizës potenciale energjetike”, ka shkruar Spasovski.
Uniforma blu vepron për një mjedis të gjelbër, porositi ministri Spasovski në Fejsbuk.