Shkup, 14 shkurt – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot ka marrë pjesë në Konferencën e Ministrave të Punëve të Brendshme në kuadër të Procesit të Berlinit, e cila po mbahet në Tiranë, Republika e Shqipërisë, nga data 13 deri më 15 shtator dhe ku marrin pjesë ministrat e Punëve të Brendshme nga rajoni dhe vendet partnere të Procesit të Berlinit.
Spasovski mbajti fjalim në kuadër të dy sesioneve në temat “Menaxhimi i integruar kufitar në Ballkanin Perëndimor”, “Bashkëpunimi rajonal në luftën kundër krimit të organizuar” dhe “Partneriteti për siguri kibernetike në Ballkanin Perëndimor”.
Duke shprehur falënderim në emër të tij dhe në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë për organizimin e Konferencës së ministrave të brendshme, si dhe për vazhdimësinë e Procesit të Berlinit kushtuar integrimit evropian të rajonit të Ballkanit Perëndimor, ministri Spasovski theksoi se bashkëpunimi filloi nën patronazhin e Procesit të Berlinit, vazhdoi si Berlin Plus, duke shfaqur shpresë që të arrihet bashkëpunim operativ si “Berlini në katrorë”, duke dyfishuar efektivitetin dhe efikasitetin e punës dhe bashkëpunimit.
Në raport me temën “Bashkëpunimi rajonal në luftën kundër krimit të organizuar”, Spasovski përkujtoi Deklaratën e përbashkët mbi parimet e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit të informacioneve për zbatimin e ligjit, të përpiluar nga Grupi drejtues për detyrimet e marra përsipër në fushën e sigurisë në kuadër të Procesit të Berlinit. Duke përmbushur një nga detyrat e përcaktuara në kuadër të Grupit drejtues të përmendur për realizimin e Ushtrimit të hartëzuar për të identifikuar praktikat e mira dhe mangësitë eventuale, Ministria e Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2021 zhvilloi ushtrim simulues mbi shkëmbimin e informacioneve në kohë reale për mbrojtjen e infrastrukturës kritike në Ballkanin Perëndimor, me pjesëmarrjen e nëpunësve policorë dhe prokurorëve nga vendet e rajonit. Ministria e Brendshme e Republikës së Italisë, respektivisht projekti IPA 2019 “Luftim i krimit të rëndë në Ballkanin Perëndimor”, përpiloi raport nga ushtrimi, duke përcaktuar praktikat e mira dhe rekomandimet për përmirësimin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar në shkëmbimin e informacioneve. Sot, nga kjo perspektivë dhe përsëri nën kujdesin e Procesit të Berlinit, unë do të doja të propozoja zbatimin e një ushtrimi tjetër të tillë simulues, por jo vetëm midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe duke përfshirë vendet partnere të BE-së në këtë proces”, theksoi ministri Spasovski.
Lidhur me temën “Menaxhimi i integruar kufitar në Ballkanin Perëndimor”, ministri Spasovski theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor treguan përkushtim të fortë ndaj reformave dhe vendosmëri për t’i zbatuar ato.
“Çështja rreht politikave të migracionit, veçanërisht pas ngjarjeve të vitit 2015 që ne të gjithë e ndjemë drejtpërdrejt jo vetëm në rajon, por në të gjithë Evropën, padyshim në vitet në vijim, do të jetë një nga temat parësore në agjendat shoqërore -politike. Është evident fakti se migrimi i paligjshëm vetëm mund të parandalohet, ndërsamigrimi të menaxhohet vetëm nëse ekziston partneritet dhe bashkëpunim i fortë i të gjitha vendeve evropiane, gjë që, nga ana tjetër presupozon nivel të lartë koordinimi, solidariteti dhe standardizimi. Si pjesë e Ballkanit Perëndimor, Republika e Maqedonisë së Veriut mirëpret miratimin e Planit të veprimit për Ballkanin Perëndimor, në të cilin BE-ja përsëriti përkushtimin e saj për të mbështetur vendet e rajonit. Në disa raste, ne, si vende të Ballkanit Perëndimor, kemi treguar përkushtim të fortë në reformat dhe vendosmëri për t’i zbatuar ato”, tha ministri Spasovski.
Duke iu referuar temës “Partneriteti i sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor”, Spasovski theksoi se një nga faktorët kryesorë për mbrojtjen e suksesshme të infrastrukturës kritike të vendeve nga sulmet kibernetike është bashkëpunimi i fortë ndërkombëtar midis vendeve dhe agjencive për zbatimin e ligjit.
“Si temë e fundit, por jo më pak e rëndësishme, të cilës i japim përparësi është bashkëpunimi në fushën e sigurisë kibernetike, duke marrë parasysh se sulmet kibernetike ndaj institucioneve dhe organizatave ndodhin në çdo moment. Shtetet dhe agjencitë për zbatimin e ligjit janë në një luftë të vazhdueshme për të parandaluar sulme të tilla dhe për të mbrojtur infrastrukturën kritike, diçka që kërkon shpërndarjen e burimeve të mëdha materiale dhe stafit profesional për t’u marrë me sukses me këto lloje kërcënimesh. Shkëmbimi i shpejtë i informacioneve dhe shkëmbimi i përvojave shpesh mund të jetë faktor kryesor në mbrojtjen e sistemeve nga sulmet, të cilat mund të paralizojnë seriozisht funksionimin e sistemit, por edhe në ndërmarrjen e masave parandaluese për parandalimin e tyre. Vendosja e rrjetit të ekspertëve do të përfaqësojë një front të bashkuar me detyrën kryesore të shkëmbimit të shpejtë të informacioneve, rrjetëzimit të zgjeruar dhe përmirësimit të bashkëpunimit midis njësive të krimit kibernetik të vendeve të rajonit dhe më gjerë. E vetmja gjë që duhet të merret parasysh është që të shmanget hapja e platformave të reja, por të përdoren ato ekzistuese, duke ruajtur kështu burimet tona dhe duke ruajtur efektivitetin”, bëri të ditur ai.
Duke iu referuar temës “Partneriteti për siguri kibernetike në Ballkanin Perëndimor”, Spasovski theksoi se një nga faktorët kryesorë për mbrojtjen e suksesshme të infrastrukturës kritike të vendeve nga sulmet kibernetike është bashkëpunimi i fortë ndërkombëtar midis vendeve dhe agjencive për zbatimin e ligjit.
“Si temë e fundit, por jo më pak e rëndësishme, të cilës i japim përparësi është bashkëpunimi në fushën e sigurisë kibernetike, duke marrë parasysh se sulmet kibernetike ndaj institucioneve dhe organizatave ndodhin në çdo moment. Shtetet dhe agjencitë për zbatimin e ligjit janë në një luftë të vazhdueshme për të parandaluar sulme të tilla dhe për të mbrojtur infrastrukturën kritike, diçka që kërkon shpërndarjen e burimeve të mëdha materiale dhe stafit profesional për t’u marrë me sukses me këto lloje kërcënimesh. Shkëmbimi i shpejtë i informacioneve dhe shkëmbimi i përvojave shpesh mund të jetë faktor kryesor në mbrojtjen e sistemeve nga sulmet, të cilat mund të paralizojnë seriozisht funksionimin e sistemit, por edhe në ndërmarrjen e masave parandaluese për parandalimin e tyre. Vendosja e rrjetit të ekspertëve do të përfaqësojë një front të bashkuar me detyrën kryesore të shkëmbimit të shpejtë të informacioneve, rrjetëzimit të zgjeruar dhe përmirësimit të bashkëpunimit midis njësive të krimit kibernetik të vendeve të rajonit dhe më gjerë. E vetmja gjë që duhet të merret parasysh shtesë është të shmanget hapja e platformave të reja, por të përdoren ato ekzistuese, duke ruajtur kështu burimet tona dhe duke ruajtur efektivitetin e tyre”, tha Spasovski.
Duke theksuar rëndësinë e Procesit të Berlinit si platformë që është unike në formatin e saj dhe në nivelin më të lartë politik përqendrohet në vendet e Ballkanit Perëndimor që ende nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, ministri Spasovski tha se Iniciativa e Berlinit ishte një nxitje shumë e nevojshme në përgatitjen e vendeve për anëtarësimin e ardhshëm në BE.
“Sidomos kur në këtë periudhë, si rajon, jemi thellësisht të përfshirë në integrimin evropian, ndërsa prania dhe angazhimi evropian janë të një rëndësie të madhe. Mbetemi plotësisht të përkushtuar në agjendën tonë evropiane dhe vazhdojmë më tej me intensitet të pandërprerë, punë të përkushtuar dhe të përgjegjshme dhe zbatimin e të gjitha aktiviteteve drejt evropianizimit të vendit tonë dhe përafrimit të tij me sistemet evropiane, duke u përpjekur të krijojmë partneritete afatgjata për brezat tanë të ardhshëm”, theksoi ministri Spasovski.