Tuesday, January 31, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

SPB Tetovë paralajmëron qytetarët për mashtrime me mesazhe nga MPB-ja e Serbisë

Tetovë, 10 Janar – Paralajmërim se ka viktima të mundshme të mashtrimit ka dërguar sot MPB-ja e Tetovës pas disa raportimeve se qytetarët dhe personat juridik kanë marrë mesazhe të pretenduara nga MPB-ja e Serbisë. Qytetarëve iu kërkua që të kontaktojnë dërguesit në mënyrë që të mos regjistrohen si dhunues seksual.

– Departamenti i Punëve të Brendshme Tetovë njofton qytetarët se kohëve të fundit personat fizikë dhe juridik nga rajoni Tetovë-Gostivar kanë marrë mesazhe të shpeshta nga persona të cilët në mesazhe paraqiten si zyrtarë të MPB-së së Serbisë dhe i njoftojnë se kundër tyre kanë filluar procedurat gjyqësore për pedofili, pornografi kibernetike apo krime të tjera. Krahas kësaj, në mesazhet e dërguara kërkohet nga marrësit e tyre që brenda 72 orëve të kontaktojnë dërguesit për të mos u ndjekur penalisht nga Prokurori Publik, të mos regjistrohen si dhunues seksual dhe të mos ekspozohen në media, thotë Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Qytetarët të mos i hapin mesazhe të tilla, apelon SPB Tetovë, e nëse i kanë hapur të kontaktojnë stacionin më të afërt policor për të marrë masat e duhura.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss