Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Sterjovski: President maqedonas i Shqipërisë, pse jo, në Mal të Zi zgjodhën për kryeministër një shqiptar

Tiranë, 8 maj – Kryetari i partisë së vetme maqedonase në Shqipëri, Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian, AMIE, Vasil Sterjovski për televizionin kombëtar shqiptar MCN, i pyetur në lidhje me propozimin e partisë që një maqedonas  të jetë kandidat për shef të ardhshëm të shtetit, bën krahasim me zgjedhjen e Dritan Abazoviq për kryeministër të Malit të Zi.

“Pse jo. Prej më parë e kemi rastin me zgjedhjen e kryeministrit të Malit të Zi, një shtetas malazez me preardhje shqiptare i cili lufton për vendin e tij, për demokracinë e Malit të Zi. Pse të mos votohet nga deputetët e Parlamentit të Shqiërisë një kandidat i tillë, prof.dr. Kimet Fetahu, u përgjigj Sterjovski.

Shton se ai është propozuar nga AMIE dhe konsideron se është koha që në kryer në shtetit shqiptar të vjen një shtetas shqiptar i cili i përket komunitetit maqedonas.

Ai u përgjigj edhe në pyetjen nëse për këtë propozim ka pasur ndikim nga ana e politikës maqedonase.

“Ne. Si parti politike jemi formuar në Shqipëri, jemi regjistruar në Gjykatën Themelore në Tiranë. Për gjithë veprimtarinë tonë  nuk kërkojmë leje nga Qeveria ose politika maqedonase, sepse ne këtu veprojmë”, u përgjigj Sterjovski.

Ai është i bindur se Shqipëria dhe Maqedonia nuk duhet t’i ndajnë rrugët integruese, dhe shton se zgjedhja e një maqedonasi për president në Shqipëri do të jetë sinjal i fuqishëm për BE-në.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.