Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Strazhaj: BE të tregojë unitet për zgjerim ashtu siç ju përgjigj agresionit rus

Shkup, 8 maj – Situata në Evropë sot kërkon që anëtarësimi në Bashkimin Evropian të paraqesë garantues të sigurisë. Prandaj vendet anëtare të BE-së duhet ta përshpejtojnë procesin e integrimit dhe të mos bëjnë pengesa me të cilat ai do ta prolongohej sërish, e me shteti si i juaji që janë më së mirë të përgatitura për procesin e integrimit, ta fillojnë pa prolonguar procesin e bisedimeve, shprehet në intervistën për MIA-n Tomash Strazhaj, drejtor i Asociacionit sllovak të Politikës së Jashtme.

Ai përsëriti se Sllovakia ka treguar shumë qartë se mbështet fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut

“Dhe gjithashtu treguam se për ne është e papranueshme që çështjet dypalëshe të jenë pjesë e procesit të integrimit në BE, por fatkeqësisht sistemi i votimit dhe mekanizmat e votimit janë ashtu siç janë sot dhe duhet të mbajmë llogari për çdo vend-anëtar për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut”, tha Strazhaj.

Ai shprehet se ka filluar debati që vendimet të merren me shumicë votash në BE, por diskutimet janë ende në rrjedhë.

Në lidhje me situatën e refugjatëve ukrainas në Sllovaki, shprehet se një numër i konsiderueshëm prej 75,000 ukrainasve ndodhen në Sllovaki, si dhe atë se para do kohë është miratuar ligj i ri që u mundëson ukrainasve të tejkalojnë vështirësitë me statusin e tyre në Sllovaki, me të cilin u mundësohet ndihmë dhe përfitime

Për shkak të situatës në Ukrainë, zgjerimi i BE-së është kthyer në çështje sigurie. Si do të ndikojë kjo në politikën e zgjerimit të BE-së, si dhe në stabilitetin e përgjithshëm në Ballkanin Perëndimor?

– Agresioni rus kundër Ukrainës jo vetëm, që do të ketë ndikim në situatën në rajon, por edhe në të gjithë Evropën, e gjithashtu do të ketë edhe implikime globale, meqë këtë që po e shohim është shkelje e së drejtës ndërkombëtare, e multilateralizmit dhe themeleve të rendit botëror siç e kemi ditur më parë. Kjo është sfidë e madhe me të cilën duhet të përballemi. Dhe besoj se përgjigja ndaj kësaj sfide të madhe qëndron në përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Vendi juaj ka pritur një kohë shumë të gjatë për fillimin e bisedimeve. Edhe vendet tjera të rajonit janë në këtë listë që kanë aspirata për anëtarësim në BE, ndërsa tani ka tre vende të reja aplikuese që duan të bëhen anëtarë në BE. Këto vende janë nga Partneriteti lindor. Ky fakt do të ndikojë edhe në zgjerim meqë Ukraina ka parashtruar kandidaturë për anëtarësim dhe ka mendime në BE se procesi për këtë vend të ecë më shpejt për shkak të situatës me të cilën po përballet, por në thelb këto janë elementë që gjithashtu do të kenë ndikim mbi procesin e integrimit.

Kështu që përgjigja ime e thjeshtë do të ishte – vendet anëtare të BE-së të përshpejtojnë procesin e integrimit dhe të mos bëjnë pengesa me të cilat ai do të prolongohej sërish, e me shteti si i juaji që janë më së mirë të përgatitura për procesin e integrimit, ta fillojnë pa prolonguar procesin e bisedimeve.

Konsideroj se BE-ja ka treguar unitet në reagimin ndaj agresionit rus dhe ky unitet duhet të tregohet edhe në raport me zgjerimin.

Maqedonia e Veriut është e bllokuar nga Bullgaria në rrugën e saj drejt BE-së për shkak të çështjeve të identitetit dhe historike. A konsideroni se duhet të ketë ndryshim në politikën e vendimmarrjes në BE, duke marrë parasysh se kjo çështje dypalëshe është pengesë për fillimin e bisedimeve, ndonëse vendi ka përmbushur gjithçka që kërkohet prej tij, ndërsa BE-ja ende nuk po realizon?

– Siç e dini, në BE vendoset me konsensus dhe secili vend ka të drejtën e vetos ndaj vendimeve të përbashkëta. Për këtë kemi filluar debati që vendimet të merren me shumicë votash në BE, por diskutimet janë ende në rrjedhë. Kjo do të mundësojë shumicë të kualifikuar të vendeve-anëtare të BE-së të marrin vendime dhe në njëfarë mënyre do të mënjanojë këtë problem për vendosjen e vetos në procesin nga një shtet i vetëm.

Kur bëhet fjalë për këtë çështje specifike, Sllovakia ka treguar shumë qartë se mbështet fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe kemi thënë gjithashtu se është e papranueshme çështje dypalëshe të jenë pjesë e procesit të integrimit në BE, por fatkeqësisht sistemi i votimit dhe mekanizmat e votimit janë ashtu siç janë sot dhe duhet të llogarisim në çdo vend anëtar për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut. Prandaj mendoj se kjo çështje i mbetet presidencën aktuale të BE-së, si dhe presidencës së ardhshme, në mënyrë që të intensifikohen bisedimet me Bullgarinë dhe me vendet tjera anëtare dhe të largojnë këtë pengesë nga agjenda. Kohët po ndryshojnë në Evropë, po përballemi me sfida të reja në aspektin e agresionit rus kundër Ukrainës dhe duhet të tregojmë unitet më të madh dhe të mbështesim bashkërisht procesin e integrimit edhe të vendeve tjera aplikante dhe vendet si Maqedonia e Veriut të bëhen anëtare sa më shpejt të jetë e mundshme pa vonesa të mëtejshme.

Disa ditë më parë kishte një artikull nga një gazetar gjerman se “Ballkani Perëndimor është fuçi baruti në dhomën e përjetshme të pritjes të Evropës”, por jo në kuptimin se ka mungesë të perspektivës së qartë evropiane. A jeni dakord me këtë?

– Përgjigjja ndaj të gjitha sfidave është proces i shpejtë i integrimit evropian, meqë anëtarësimi në BE është, siç e thatë qartë, një lloj garantuesi i sigurisë. Na vjen mirë që Maqedonia e Veriut është aleati ynë në NATO, por do të jemi më të lumtur nëse Maqedonia e Veriut bëhet anëtare plotfuqishme e BE-së dhe konsideroj se procesi i integrimit shkon qartë në drejtim të asaj që të forcohet stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit të zgjerohet zona gjeografike ku aplikohen vlerat e përbashkëta.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe i Evropës Juglindore ka qenë i njohur në të kaluarën si rajon jostabiliteti, por procesi i integrimit do të sigurojë përgjigjen më të mirë për të gjithë ata që shprehen se edhe rajoni do të paraqesë ende rrezik për kontinentin evropian.

Pra, përgjigja edhe një herë është – integrim më i shpejtë evropian dhe përfshirja e këtyre vendeve në BE.

Ukrainës i është premtuar anëtarësimi i shpejtë në BE, ndërsa Maqedonia e Veriut është me status kandidati që nga viti 2005. Kreu i diplomacisë austriake Aleksander Shalenberg konsideron se Ukrainës nuk duhet t’i ofrohet anëtarësim në BE, meqë, shprehet ai, ka vende në Ballkanin Perëndimor që kanë kaluar rrugë të gjatë. Ai angazhohet për rrugë tjetër për anëtarësimin e Ukrainës, për shembull aderim në Hapësirën unike ekonomike të BE-së. Si e shihni Ju këtë?

– Esenca e procesit të integrimit është që secili vend që gjeografikisht i përket Evropës dhe i plotëson kriteret për anëtarësim mund të bëhet anëtar i plotfuqishëm i BE-së. Është shenjë e mirë se ka interes për integrimin në BE te vendet si Ukraina, por gjithashtu këtu janë edhe Gjeorgjia dhe Moldavia në Evropën Lindore. Ukraina është në një pozicion dhe situatë shumë specifike dhe mendoj se e meriton mbështetjen tonë. Dhe konsideroj se sinjalet politike të dërguara në Ukrainë nga Brukseli dhe institucionet e BE-së janë në mbështetje të integrimit të saj. Nga ana tjetër, integrimi eventual i shpejtë i Ukrainës nuk duhet të jetë shkas për vonesën e mëtejshme të procesit të anëtarësimit të aderimit të vendeve siç është vendi juaj dhe Shqipërisë. Dhe konsideroj se duhet arritur kompromis dhe kjo krizë duhet të tregojë unitet në BE dhe hapje dhe inkluzion për të gjitha vendet që duan të bëhen anëtare.

Vende të ndryshme në BE gjithashtu kanë pasur qëndrime të ndryshme në të kaluarën, e njëjta gjë do të jetë edhe me Ukrainën, por mendoj se BE-ja si përgjigje ndaj krizës në Ukrainë duhet të ketë zë të përbashkët dhe duhet të jetë e bashkuar në një përgjigje pozitive për vende si vendi juaj, por edhe për aplikantët e rinj nga Evropa Lindore.

Unë besoj në kompromis dhe në qëndrim të përbashkët të BE-së që do të jetë i kënaqshëm edhe për shtetin tuaj, i cili e meriton këtë përfundimisht, por edhe për aplikantët e rinj nga Evropa Lindore meqë edhe ata gjithashtu e meritojnë këtë.

Sllovakia i ofron ndihmë ushtarake Ukrainën, që nga fillimi i konfliktit ka pasur fluks të madh të refugjatëve ukrainas në vend. A qëndrojnë ata në Sllovaki apo nisen drejt vendeve të Evropës Perëndimore?

– Kjo është situatë e re, e cila ndryshon nga dita në ditë. Ne jemi fqinjë të drejtpërdrejtë me Ukrainën së bashku me Moldavinë, Rumaninë, Poloninë dhe Hungarinë dhe me të vërtetë nuk i di të dhënat e fundit. Pak ditë më parë në Sllovaki hynë 380 refugjatë brenda një dite, ndërsa për momentin rreth 75 mijë refugjatë ndodhen në vend. Pjesa më e madhe e atyre refugjatëve janë larguar nga vendi dhe janë nisur drejt shteteve të tjera anëtare të BE-së, madje edhe drejt vendeve tejoqeanike, siç janë SHBA-ja dhe Kanadaja, meqë ato kanë shprehur gatishmërinë për t’i pranuar refugjatët ukrainas. Por, megjithatë 75.000 refugjatët që mbeten në Sllovaki paraqesin numër të konsiderueshëm.

Para do kohë është miratuar ligj i ri që u mundëson ukrainasve të tejkalojnë vështirësitë me statusin e tyre në Sllovaki, me të cilin u mundësohet ndihmë dhe përfitime. Fëmijët, për shembull, me këtë ligj përfshihen në sistemin arsimor të Sllovakisë, ka edhe afërsi mes gjuhës sllovake dhe asaj ukrainase, nuk ka barrierë aq të madhe gjuhësore mes nesh.

Por, ajo që është edhe më e rëndësishme është se BE-ja dëshiron të gjejë përgjigje të përbashkët ndaj kësaj sfide, meqë numri i rritur i refugjatëve është sfidë për gjithë

Bashkimin. Disa vende anëtare nuk mund të përballojnë këtë situatë në afat të gjatë, kështu që tashmë kemi disa milionë refugjatë nga Ukraina në Poloni, në Çeki ka rreth 300.000 refugjatë, mijëra të tjerë janë në Hungari, kështu që kjo është sfidë e përbashkët dhe më vjen mirë që Sllovakia me të vërtet ka treguar solidaritet me refugjatët ukrainas, e gjithashtu është i madh edhe angazhimi i organizatave joqeveritare që merren me ndihmën humanitare në vend.

Situata nuk ka përfunduar ende meqë ka ende fluks refugjatësh, por nga ana tjetër ka edhe ditë kur numri i refugjatëve ukrainas që kalojnë kufirin në drejtimin tjetër – nga Sllovakia në Ukrainë ndonjëherë është më i lartë sesa numri i atyre që kalojnë kufirin drejt Sllovakisë, gjë që tregon gjithashtu se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve ukrainas duan të kthehen në shtëpi në zona të sigurta, sa më shpejt të jetë e mundshme.

Ju si ekspert ndani përvojat sllovake në rrugën drejt BE-së në sesionet e Konventës Kombëtare të BE-së në Maqedoninë e Veriut, ku debatohet për kapitujt themelore, gjyqësor, bujqësi, punë të brendshme, mjedis jetësor… Ku sipas jush vendi ka suksesin më të madh, në të cilat fusha, ku duhet të punohet?

– Vetë fakti që projekti Konventa Kombëtare për BE-në zbatohet prej gati pesë vitesh është arritje e madhe, përkushtimi i partnerëve lokalë për projektin, së bashku me ekspertët dhe anëtarët e grupeve të punës është i madh dhe e gjithë kjo rezulton me miratimin e rekomandimeve. Kemi edhe shifra të sakta që e mbështesin këtë, meqë nga viti 2017 kam pasur 43 sesione të grupeve punuese, kemi 43 sete të rekomandimeve, kemi pasur katër sesione plenare në të cilat mori pjesë edhe presidenti i shtetit i Maqedonisë së Veriut, Ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë dhe përfaqësues të tjerë të lartë të dy vendeve tona, por fakt i rëndësishëm është se arritëm të lidhim mbi një mijë ekspertë në këtë veprimin tonë të përbashkët. Edhe këto fakte po ashtu tregojnë se procesi dhe projekti janë të suksesshëm.

Është e vështirë për mua të them se cilat fusha janë më shumë, e cilat më pak të rëndësishme, meqë e dimë se politika sociale dhe punësimi, për shembull, janë çështje shumë të rëndësishme dhe të ndjeshme në aspektin e zhvillimit të mëtejshëm ekonomik dhe stabilitetit të Maqedonisë së Veriut. Po ashtu, ekziston konsensus i përbashkët që kapitujt 23 dhe 24 që fokusohen në gjyqësorin dhe në aspekte të tjera janë shumë të rëndësishëm. Këtu dua të përmend se disa rekomandime që janë zhvilluara gjatë sesioneve të Konventës kombëtare tashmë janë implementuar në legjislacionin në fushën e drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit.

Kapitulli i drejtësisë dhe punëve të brendshme është një fushë tjetër ku kemi rezultate të dukshme, por edhe shumë punë është e domosdoshme.

Përgjigja për këtë do të ishte puna e vazhdueshme në projektin e Konventës kombëtare. Për shkak të kësaj, jemi në një fazë kur kërkojmë të gjithë mbështetjen e mundshme për të vazhduar projektin në Maqedoninë e Veriut, jo vetëm në këta kapituj që i përmenda, por edhe në fusha të tjera ku pozicioni i përbashkët i ekspertëve nga organizatat joqeveritare dhe nga institucionet qeveritare do të jetë vetëm vlerë e shtuar e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.