Shkup, 22 dhjetor – Studentët, të cilët aplikuan në thirrjen e MASH-it për realizimin e së drejtës për racion të subvencionuar të studentëve dhe i plotësuan kushtet, me këtë bazë sot në llogaritë e tyre të transaksionit morën mjetet në shumë prej 6.480 denarë, informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Bëhet fjalë për pothuaj 29 mijë studentë, ndërsa mjetet i referohen gjysmës së muajit shtator dhe për muajin tetor dhe nëntor.

“Studentët e tjerë të cilët nuk e kanë realizuar të drejtën e racionit të subvencionuar të studentëve, kanë mundësi të parashtrojnë ankesë në adresën elektronike subvencioniran.obrok@mon.gov.mk.