Monday, December 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Suedia ndalon shkollat islame

Aktivistët myslimanë në Suedi akuzojnë qeverinë se po bën përpjekje për të mbyllur shkollat islame në vend.

Legjislacioni i prezantuar në fillim të këtij viti parandalon zgjerimin e shkollave ekzistuese islame ose hapjen e degëve të reja duke filluar nga viti 2024.

20 shkolla që e klasifikojnë veten si islame ose ato që janë në pronësi të myslimanëve janë duke u mbyllur dhe tri të vetmet e mbetura po përballen me padi kundër tyre.

Shkak është bërë një raport nga shërbimi i brendshëm suedez i sigurisë për përfshirjen e grupit të Vëllazërisë Myslimane në këto shkolla apo agjenda të tjera sekrete.

Sipas agjencisë suedeze, fëmijët në këto shkolla rrezikojnë radikalizmin, por pretendimi kundërshtohet nga komuniteti mysliman në vend. Deri më tani, gjykatat suedeze kanë rrëzuar tre vendime për mbylljen e tre shkollave islame.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.