Saturday, December 3, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Sulm fizik ndaj këshilltarit Ilieski në komunën e Karposhit

Shkup, 1 nëntor- Një person i panjohur i maskuar mëngjesin e sotëm ka sulmuar këshilltarin në Komunën e Karposhit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Ilieski, informojnë autoritetet komunale.

Sulmi ka ndodhur në orën 07:40 para qendrës tregtare “Antiko” në Karposh 4, ndërsa Ilievski ishte nisur për në punë. Sulmuesi i panjohur e ka sulmuar papritur dhe e ka goditur disa herë në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime të dukshme. Ngjarja është vërejtur nga qytetarët të cilët kanë vrapuar për t’i dhënë ndihmë, pas së cilës sulmuesi është arratisur, informojnë nga Komuna e Karposhit.

Nga atje sqarojnë se Ilieski në periudhën e kaluar ka shprehur publikisht mospajtim me politikat dhe vendimet e partisë së tij VMRO-DPMNE.

“Për shkak të qëndrimeve të tij, këshilltari në disa raste është ankuar se ka marrë kërcënime serioze për jetën e tij përmes SMS mesazheve nga numra të panjohur, si dhe nga një zyrtar i lartë komunal në VMRO-DPMNE në një bisedë me babain e tij. Ilieskit i është kërkuar që të heqë dorë nga posti i këshilltarit në Komunën e Karposhit, ndërsa në këmbim partia do t’i paguajë paushall deri në fund të mandatit të këshilltarit. Nëse nuk e bënte këtë, atij iu tha se mund t’i ndodhnin “gjëra të këqija”. Të gjitha këto kërcënime tashmë janë denoncuar në MPB. Aleksandar Ilieski menjëherë pas incidentit ka qenë në stacionin policor në Karposh ku ka dhënë deklaratë për sulmin fizik”, thuhet në komunikatën e Komunës së Karposhit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.