Friday, February 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Sulm me thikë në Paris, tre të plagosur

Disa persona janë qëlluar me thikë në stacionin Gare de Lyon në Paris, një nga stacionet më të populluara të kryeqytetit francez.

Sipas policisë, sulmi i ndodhur rreth orës 08:00 ka lënë të plagosur rëndë një person ndërsa dy persona të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta.

Polica ka arrestuar autorin, një 32-vjeçar, i cili gjatë arrestimit i ka paraqitur efektivëve të policisë patentën e tij italiane.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. Sipas gazetës franceze Le Parisien, autori vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Deri më tani nuk është konstatuar asnjë lidhje me terrorizmin, ndërsa hetimet sapo kanë nisur.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss