Monday, December 11, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Sulm nga Siria drejt qytetit turk, të paktën 3 viktima

Të paktën 3 persona, mes të cilëve një fëmijë, humbën jetën nga një sulm me mortaja në Turqi që mendohet se erdhi nga territori sirian.

Autoritetet turke fajësojnë për këtë ngjarje militantët kurdë, pas një përshkallëzimi të operacioneve ndaj këtij grupimi, për shkak të sulmit me bombë në Stamboll që iu mori jetën të paktën 8 personave.

Sipas të dhënave, shiu i mortajave ra në qytetin Karkamis në Gazintep dhe disa prej tyre goditën një shkollë dhe 2 shtëpi banimi.

Ministri i Brendshëm Soylu bën me dije se 6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në këtë sulm të militantëve, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss