Tetovë, 8 Maj – Incident në fillim të derbit të javës së 32 në Ligën e Parë futbollistike mes Shkëndijës dhe Shkupit, me çrast para stadiumit të Tetovës, tifozët e ekipit tetovarë kanë sulmuar loltarët e KF Shkupi.
Me të arritur në stadium futbollistët e FC Shkupit janë sulmuar nga tifozët të cilët kanë hedhur edhe flakadanë drejt futbollistëve të ekipit shkupjan.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet një lojtar i shtrirë në tokë. Sipas informacioneve të para janë lënduar disa futbollistë si dhe mjeku i ekipit nga Çairi. Paraprakisht në pikëpagesën Shkup-Tetovë, policia nuk ka lejuar të udhëtonin tifozët e FC Shkupit, Shvercerat.