Friday, February 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Takim Kurti – Taravari në Shkup, të pranishëm edhe ish-ministrat Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu

Shkup, 10 shkurt – Gjatë ditës së sotme është realizuar një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Takimi ku kanë marrë pjesë edhe dy ministrat e shkarkuar mbrëmë, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu, është realizuar në Ambasadën e Kosovës në Shkup, mëson INA.

Kurti ka shfrytëzuar ndalesën pas arritjes në Aeroportin e Shkupit nga Nju Jorku, për të realizuar takim joformal me Taravarin dhe dy ish ministrat e tij. Në Shkup ka marrë pjesë edhe në takimin e partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropianë.

Në takim, siç mësohet, është diskutuar për aktualitetin politik në vend.

Takimi vjen pas një sërë ngjarjesh politike ku në qendër të vëmendjes ka qenë pikërisht vendimi i Taravarit për t’iu bashkuar opozitës shqiptare në zgjedhjet e 8 majit. Kjo ka shkaktuar ndarje në partinë e tij, duke u kundërshtuar nga ish kreu i partisë, Ziadin Sela. Me iniciativë të këtij të fundit dhe bashkë me BDI-në u shkarkuan dy ministrat që përkrahën Taravarin, në orët e vona të mbrëmjes së kaluar.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss