Monday, September 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Takim lamtumirës Osmani-Brnz

Shkup, 13 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim lamtumirës me Ambasadoren e SHBA-së, Kejt Meri Brnz.

Takimi u realizua në 27-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së, që ishte mundësi e mirë për të mirëpritur sukseset dhe arritjet e shumta të përbashkëta ndër vite, me theks të veçantë në partneritetin në kuadër të Aleancës së NATO-s dhe Dialogut Strategjik të mbajtur kohëve të fundit mes dy vendeve.

Ministri Osmani u falënderua për angazhimin aktiv dhe të vazhdueshëm të Ambasadores Brnz në drejtim të thellimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, si dhe për mbështetjen konsistente amerikane për zhvillimin demokratik të Maqedonisë së Veriut dhe progresin në rrugën e integrimit evropian.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.