Shkup, 25 nëntor – Prioritetet e kryesimit të ardhshëm të vendit me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE) gjatë vitit 2023, ndër të cilat edhe forcimin e misioneve në terren dhe shqetësimin e shtuar të organizatës për rajonin e Evropës Juglindore, ishin në fokus të takimit të sotëm tematik të ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani me shefin e misionit të OSBE-së në Bosnjë e Hercegovinë, ambasadorin Brian Ageler.
Në këtë kontekst, siç theksoi MPJ-ja mes tjerash e theksoi rolin e rëndësishëm të OSBE-së në ndërtimin e një Bosnje e Hercegovine të qëndrueshme dhe demokratike.
“E vlerësojmë lartë ndihmën tuaj në forcimin e kapaciteteve demokratike të institucioneve të Bosnjë dhe Hercegovinës, si dhe përpjekjet për ndërtimin e besimit dhe sigurisë në periudhën pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit”, theksoi Osmani.
Ai theksoi se si kryesues i ardhshëm i OSBE-së, nga janari i vitit të ardhshëm, Maqedonia e Veriut do të jetë thellësisht e përkushtuar në parimet dhe vlerat themelore të organizatës, si dhe do të angazhohet në mënyrë shtesë në ballafaqimin me sfidat aktuale të sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë.