Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Takim pune i QMK për parandalimin nga fatkeqësitë

Shkup, 20 prill– Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov sot mbajti takim pune me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, SPB – Shkup – Sektori për parandalim.

Në takim, siç informoi QMK, Angellov i njoftoi të pranishmit dhe shkëmbeu mendime, përvoja dhe perspektive për kompetencat dhe mundësitë e QMK në nivel nacional dhe në nivel të Rajonit planor (Rajoni i Shkupit) në koordinim me subjektet e tjera të Sistemit për Menaxhim me Kriza (SMK) gjatë aktiviteteve të përbashkëta parandaluese për zvogëlimin e rreziqeve nga vërshimet, zjarret dhe fatkeqësi të tjera natyrore në rajonin e Shkupit.

“Me këtë takim pune trasohen mundësitë më të mëdha për bashkëpunim në kuadër të koordinimit dhe bashkëpunimit me institucionet në SMK”, thuhet në kumtesën e Qendrës për Menaxhim me Kriza./Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.