Monday, December 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

“Takoheshin tek lokali im”/ Gjiko dhe Elita nuk e ftuan në dasmë, flet stilisti i njohur: Nuk më vlerësuan!

Mr Rex është vlerësuar së fundmi në ‘Javën e Modës në Paris’ me çmimin si ‘Stilisti më i mirë’.

Ai ishte i ftuar në një lidhje Skype për ‘ABC  e Mëngjesit’ ku ndau detaje të tjera rreth kësaj eksperience.

“Jam vetëm dy javë nga Java e Modës në Paris ku kemi sfiluar. Presidentja e kësaj jave na ka vlerësuar me një cmimin si “Dizajneri më i mirë”. Unë kam qenë i vetmi shqiptar që kam përfaqësuar Kosovën dhe Shqipërinë. Ka qenë diçka shumë emocionale për mua, sepse kam qenë në mesin e shumë dizajnerve të njohur në të gjithë botën”, u shpreh stilisti.

Më tej ai përmendi dhe personazhëet e njohur më të cilët bashkëpunon. Ku dhe mes tyre janë çifti i njohur Gjiko dhe Elita Rudi. Sipas stilistit dyshja janë njohur tek lokali i tij, ai ruan edhe sot një raport të mirë me reperin por theksoi se nuk e ka ditur arsyen përse ata nuk e ftuan në dasmë.

“Kështu ndodh, unë isha duke punuar në të njëjtën kohë edhe për Gjikon dhe për Elitën. Në atë kohë kujdesesha për veshjet e Elitës te emisioni që ka pasur, gjithashtu po punoja me Gjikon për disa projekte. Ata u takuan në atë kohë te lokali im, kanë pasur disa flirte. Po nuk e di se çfarë ndodhi. Unë i kam raportet e mira me Gjikon tani.

Me thënë të drejtën nuk jam i mërzitur që nuk më ftuan në dasmë. Për mua është e dhimbshme se si dizajner, nuk më vlerësoi. Të gjithë e dinë raportin që ne kemi pasur. Kemi udhëtuar edhe bashkë çdo javë. Jam kujdesur gjithmonë për veshjen e saj”-tregoi Mr Rex.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.