Friday, August 19, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Taksitë në Shkup do mund t’i ndryshojnë çmimet në tre tarifa

Shkup, 25 korrik – Këshilli i Qytetit të Shkupit pas mbledhjes së sotme të 15-të e miratoi vendimin për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për transportin auto-taksi të udhëtarëve në rajonin e Qytetit të Shkupit. Sipas vendimit të ri, kompanitë do të mund të zgjedhin mes tre tarifave për transport të udhëtarëve.

Nga Qyteti i Shkupit për MIA-n informojnë se tarifat për transportin auto-taksi në suaza të rajonit të Qytetit të Shkupit si dhe drejt një komune tjetër konfirmohen me përllogaritje të çmimi të transportit në kuadër të tre tarifave. Çdo tarifë për llogaritje të çmimit të transportit përfshin shuma për start (fillim) të transportit, për çdo kilometër të kaluar dhe për pritje në vend (për një orë).

Sipas vendimit të ri, Tarifa 1 do të jetë 40 denarë për start të transportit, 25 denarë për çdo kilometër të kaluar dhe 300 denarë do të jetë për pritje në vend për një orë. Për Tarifën 2 çmimet sipas të njejtit rend do të jenë 500 denarë me 30 dhe me 420 denarë, përderisa për Tarifën 3 çmimet do të jenë 60 denarë starti me 35 denarë kilometri dhe 420 denarë qëndrimi në vend.

Vendimi hyn në fuqi me ditën e publikimit në “Gazetën zyrtare të Qytetit të Shkupit”.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.