Monday, February 26, 2024
spot_img

Latest Posts

Taravari takoi ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë

Gostivar, 24 nëntor – Kryetari Arben Taravari edhe gjatë ditës së sotme vazhdoi takimet me miqtë ndërkombëtarë dhe takoi ambasadoren e  Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë, shkëlqesinë e saj, Petra Drexler.

Në takimin e mbajtur tek ambasada gjermane, kryetari Taravari dhe ambasadorja Drexler diskutuan mbi proceset politike në vendin tonë, me fokus në përmbylljen e ndryshimeve kushtetuese me qëllim të hapjes së negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në BE, duke theksuar angazhimin e Aleancës për Shqiptarët që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të vazhdojnë bashkë rrugëtimin e tyre evropian. 

Kryetari Taravari, po ashtu, falënderoi ambasadoren për përkrahjen e vazhdueshme që shteti gjerman ia jep Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss