Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Taulant Balla përgëzon punën e Policisë së Shtetit: Armëmbajtja pa leje, një arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë

Ministri i Brendshëm, zoti Taulant Balla, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka përgëzuar Policinë e Shtetit, për disa operacione të suksesshme gjatë 24 orëve të fundit.

Gjithashtu ai thotë se armëmbajtja pa leje është një shembull i keq dhe arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Duke ju uruar një fund jave të qetë dhe të bukur, dua të përgëzoj Policinë e Shtetit për disa operacione të sukseshme gjatë 24 orëve të fundit kundër armëmbajtjes pa leje, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe ndaj personave që i fshihen drejtësisë. Publiku mirëpret goditjen e armëmbajtjes pa leje, e cila mbetet një shembull i keq në sytë e publikut, një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë. Armëmbajtja pa leje është burim potencial i krimeve të rënda kundër personit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss