Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Të moshuarit në Kumanovë viktima të mashtrimeve me drunjë

Shkup, 21 shtator – Dhjetë denoncime për mashtrime gjatë blerjes së drunjve për ngrohje ka evidentuar policia e Kumanovës që nga fillimi i vitit.

Mashtrimi i fundit ishte para disa ditëve kur një 75 vjeçare nga Kumanova ishte mashtruar për 10,000 denarë gjatë blerjes së drunjve.

“Mënyra e mashtrimit vijon kështu: Mashtruesit vijnë nëpër shtëpitë e personave më të moshuar, me çka i habitin me tregimin e fakteve të rreme se shesin drunjë për ngrohje, i mashtrojnë duke u thënë se kamioni me drunjë është afër dhe se drunjtë do ua sjellin menjëherë, por sapo i marin paratë, ata zhduken”, sqaron policia.

Mashtruesit ofrojnë drunjë me çmim më të lirë se nëpër plase të drunjve si përshembull 5 m3 për 200 euro dhe kështu të moshuarit mashtrohen. MPB bën thirrje që personat më të moshuar të kenë kujdes kur dikush u ofron drunjë më lirë se çmimi real. Çdo rast i tillë të paraqitet në MPB në numrin 192./Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.