Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Të paktën pesë të punësuar në “Spejs Iks” janë pushuar nga puna për shkak se e kritikuan Maskun

Nju-Jork Tajms njoftoi se të paktën pesë të punësuar në “Spejs Iks” janë pushuar nga puna pasi në një letër publike e kanë kritikuar sjelljen e drejtorit ekzekutiv të kompanisë, Ilon Mask.

Në letrën, që për një ditë e gjysmë e kanë nënshkruar 400 të punësuar, theksohet se sjellja e Maskut shpesh shkakton parehati dhe e tërheq vëmendjen për të punësuarit. Në letër kërkohet që kompania publikisht të drejtohet dhe ta dënojë sjelljen e Maskut në Tuiter.

“Mask konsiderohet si imazh i ‘Spejs Iks’ sepse ai është drejtor ekzekutiv dhe zëdhënësi më i shquar dhe çdo tuit që e publikon bëhet deklaratë publike e kompanisë. Me rëndësi është që t’ua bëjmë me dije ekipeve tona dhe tubimit potencial të talentëve se mesazhet e Maskut nuk e reflektojnë punën, misionin dhe vlerat tona”, theksohet në letër.

“Kryetarja e ‘Spejs Iks’, guin Shotvel, letrën e të punësuarve e vlerësoi si aktivizëm të tepruar”.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.