Friday, February 23, 2024
spot_img

Latest Posts

“Të vendosin ‘pistoletën’ në kokë, është sulm ndaj shëndetit mendor” – Koeman e kupton Xavin për vendimin e tij për tu larguar nga Barcelona

Xavi Hernandez hodhi një bombë në fund të janarit kur njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit aktual dhe këtë vendim të tij e ka mirëkuptuar një ish legjendë dhe trajner i klubit, si Ronald Koeman.

Pavarësisht situatës, Xavi kishte mbështetjen e bordit të klubit, të udhëhequr nga presidenti Joan Laporta, por katalanasi e pranoi se presioni që vjen nga puna te Barcelona, nuk përjetohet askund tjetër.

Duke folur në një intervistë, ish-trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, e kuptoi Xavin, duke pretenduar se stërvitja e klubit ndikon në shëndetin mendor.

“Të jesh trajner i Barçës është një sulm ndaj shëndetit mendor. Është shumë më argëtuese të jesh lojtar i Barcelonës sesa trajner dhe Xavi, si katalanas dhe fëmijë i klubit, sigurisht që e ka vënë re këtë”.

“Është puna më e vështirë që kam bërë ndonjëherë. Kam vuajtur nga presioni dhe stresi. Përveç kësaj, unë pata një konflikt me presidentin, ndryshe nga Xavi”.

“Shtypi ju drejton një armë. Nëse gjërat nuk shkojnë mirë, fajin e ka trajneri. Kam vuajtur edhe unë atë stres dhe atë presion. Ai erdhi nga Katari dhe më pas iu bashkua Barcelonës. Ai nuk ishte mësuar me kritika të këqija, kishte marrë vetëm lëvdata”, ka thënë Koeman për Mundo Deportivo.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss