Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Telekomi i Maqedonisë: Rrjeti 5G është në dispozicion pothuajse në të gjitha vendet më të mëdha

Shkup, 21 qershor – Rrjeti 5G i Telekomit të Maqedonisë është në dispozicion pothuajse në të gjitha vendbanimet më të mëdha në Maqedoni.

Shkupi dhe 15 qytete të tjera si dhe rrethinat e tyre tani më e shfrytëzojnë shërbimin 5G, ndërsa nga qershori deri në tetor me pajisje nga gjenerata më e re e pestë, sipas njoftimit të Telekomit, do të mbulohen edhe: Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra, Kumanova, Kriva Pallanka, Koçani, Dellçeva dhe Berova.

Me rrjetin e parë komercial 5G që është në funksion që nga shkurti i këtij viti, abonuesit e Telekomit të Maqedonisë tashmë i përdorin shërbimet 5G paralelisht dhe në kombinim me 4G, me teknologji të avancuar për përdorim dinamik të radiofrekuencave ekzistuese. 

“Menjëherë pas përfundimit të procesit të ndarjes së radiofrekuencave për radio valët 700MHz dhe 3.6GHz nga AKE, rrjeti 5G i Telekomit do ta ofrojë potencialin e plotë për internet super të shpejtë mobil në gigabit me shpejtësi deri në dhjetë herë më të larta se 4G. Lista e telefonave të certifikuar 5G të Telekomit po rritet çdo ditë për t’u mundësuar abonuesve të zgjedhin nga sa më shumë pajisje. Risi janë Samsung Galaxy Fold 3 dhe Samsung Galaxy Flip 3, kështu që pothuajse të gjithë telefonat në portofolin e Telekomit që e kanë këtë opsion do të jenë të certifikuar për 5G”, deklarojnë nga kompania. 

Telekomi filloi me ndërtimin e rrjetit 5G në prill të vitit 2021 dhe me punë të përkushtuar në terren, deri në fund të tetorit do ta përmbushë planin dhe 26 qytete me rrethinat e tyre do të mbulohen me 5G ndërsa banorët e tyre do ta përdorin teknologjinë e gjeneratës së fundit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.