Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Temperaturat e larta shkak për qindra inspektime në terren

Shkup, 25 Korrik – Inspektorati shtetëror i punës ka kryer mbi 100 inspektime në teren nëse po respektohen rekomandimet për mbrojtje nga temperaturat e larta. Pjesa më e madhe e inspektimeve janë kryer në industrinë e ndërtimit, ndërsa pjesa tjetër në sektorin e ushqimit, metalurgjisë, tekstilit, furnizimit me energji elektrike, bujqësi si dhe tregti në natyrë.

Inspektorati i punës tashmë ka lëshuar 40 vendime me urdhër për respektimin e rekomandimeve ndaj të nxehtit, 12 vendime për ndalim të punës për shkak të ekspozimit direkt në diell të punëtorëve nga ora 11 deri në orën 17. Inspektorati i Punës apelon punëdhënësit të respektojnë rekomandimet në të kundërtën do të përballen me masa për ndalesë të kryerjes së veprimtarisë.

“U rekomandoj punëdhënësve ti përmbahen rekomandimeve sepse janë të rrepta masat inspektoriale të cilat do ti ndërmarr Inspektorati I punës. Në rast se konfirmohet se punëdhënësit nuk I respektojnë rekomandimet, në këtë rast do të caktohet masa me vendim ndalesë për punë posaçërisht në ato veprimtari të cilat do të jenë lëndë të kontrollit mbikëqyrës e ato janë ndërtimtaria dhe të gjitha ato veprimtari ku procesi I punës realizohet në të hapur”, deklaroi Vesna Tomovska, drejtore e Inspektoratit të Punës.

I nxehti përvëlues me temperatura rreth 40 gradë do të vazhdojë edhe këtë javë paralajmërojnë sinoptikët. Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria ka vendosur që rekomandimet për mbrojtje nga temperaturat e larta të jenë të vlefshme deri më 27 korrik dhe nga puna të lirohen grupet e rrezikuara të qytetarëve dhe personat mbi 60 vjeç.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.