Një tërmet me intensitet prej 4.3 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur rajonin grek të Mesinisë, pjesën jugperëndimore të Peloponezit, kumtoi Instituti i Gjeodinamikës i Observatorit Kombëtar të Athinës.
Epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 07:28, ka qenë në det 46 kilometra në jug të Metonit, në një thellësinë prej18 kilometra, raporton Katimerini.
Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), aktualisht nuk raportohet për dëme materiale apo viktima të mundshme.