Saturday, December 3, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Thellohet bilanci i tërmetit që shkundi Indonezinë

Të paktën 162 njerëz janë vrarë pas një tërmeti në Indonezi, ku “shumica” e tyre janë fëmijë, sipas guvernatorit të Java-s Perëndimore..

Që nga ora 21:00 me orën lokale, 326 persona u raportua se kishin lëndime të lehta ose të rënda, 2,345 shtëpi u dëmtuan rëndë dhe 13,400 u zhvendosën në tërmetin me magnitudë 5.6, tha guvernatori Ridwan Kamil.

Energjia elektrike është ndërprerë duke vështirësuar dhe komunikimin.

Herman Suherman, një zyrtar i qarkut nga Cianjur, i tha Kompas TV, përpjekjet për evakuim po pengoheshin nga rrëshqitjet e dheut në disa vende.

Shumë njerëz u lënduan sepse u goditën nga ndërtesat e shembura, sipas Agjencisë Kombëtare të Zbutjes së Fatkeqësive, me disa banorë të bllokuar në rrënoja.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.