Shkup, 12 Korrik – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut për të enjten caktoi seancë të re. Siç mund të shihet nga informacionet në ueb faqen e Kuvendit është caktuar seanca e 80-të e Kuvendit në të cilën duhet të drejtohet kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.
Paraprakisht burime të Kuvendit konfirmuan se deputetët sot përmes SMS mesazheve janë informuar se seanca ku në rend dite do të jetë Informacioni për përmbajtjen e propozim – kornizës së negociimit do të mbahet të enjten në orën 13.
Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit ende nuk kanë dalë me informatë zyrtare për seancën.
Qeveria sipas kërkesës nga koordinimi i djeshëm në Kuvend, pasdite e dërgoi në Kuvend plotësimin e Informacionit për përmbajtjen e Propozim – kornizës së negocimit për negociatat e aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, të propozuar nga presidenca franceze më 30 qershor 2022, kumtoi pres shërbimi i Kuvendit.