Friday, February 23, 2024
spot_img

Latest Posts

TIKA dhuron pajisje teknologjike për Administratën e Policisë Financiare të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 9 shkurt – Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka dhuruar pajisje teknologjike për Administratën e Policisë Financiare të Ministrisë së Financave të Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu.

Në ceremoninë e grantit të pajisjeve teknologjike morën pjesë drejtori i Administratës së Policisë Financiare të Maqedonisë së Veriut, Goran Ivanov dhe koordinatori i TIKA-s në Shkup, Mehmet Bayrak si dhe përfaqësues të Administratës së Policisë Financiare dhe TIKA-s.

Ivanov në deklaratën e tij falënderoi TIKA-n dhe Türkiyen për grantin e dhënë për Administratën e Policisë Financiare, e cila është në plan të parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Duke kujtuar se me nënshkrimin e marrëveshjes për grant jo vetëm që morën mbështetje, por edhe dëshmuan se kanë një mik të madh dhe të sinqertë, Ivanov tha: “Granti që morëm sot përbëhet nga 60 kompjuterë, 30 printerë, një kompjuter mjekoligjor dhe pajisje shtesë harduerike. Kjo pajisje do të lehtësojë punën e përditshme të kolegëve tanë në Administratën e Policisë Financiare dhe në këtë mënyrë do të forcojmë kapacitetet teknike të administratës. Në këtë drejtim, synimi ynë përfundimtar është që ne të shkojmë drejt qëllimit tonë për t’u bërë administratë më moderne dhe më profesionale”.

Koordinatori i TIKA në Shkup, Bayrak tha se si TIKA që nga viti 2005 kanë realizuar rreth 1.200 aktivitete në fusha të ndryshme në Maqedoninë e Veriut.

“60 kompjuterë, 30 printerë, monitorë, pajisjet e përpunimit të të dhënave që përbëhen nga memoriet e jashtme dhe sistemi kompjuterik që do të përdoret në laboratorin e mjekësisë ligjore që kemi dorëzuar në kuadër të projektit do të kontribuojnë në zhvillimin e kapaciteteve teknike të Administratës së Policisë Financiare”, tha Bayrak.

Ai theksoi se vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin me institucionet dhe organizatat publike të Maqedonisë së Veriut. “Besoj se pajisjet do të forcojnë punën e Administratës së Policisë Financiare në luftën kundër krimit të organizuar dhe shpresoj që projekti të jetë i dobishme si për Administratën e Policisë Financiare ashtu edhe për punonjësit e saj”, tha Bayrak.

Në kuadër të Projektit të Rinovimit të Pajisjeve IT të Administratës së Policisë Financiare dhe Krijimit të Sistemit të Punës së Laboratorit Kompjuterik të Mjekësisë Ligjore, TIKA kreu rinovimin e pajisjeve informatike të Administratës së Policisë Financiare (60 kompjuterë zyre, 60 monitorë, 30 skanerë, 2 skanerë të veçantë dokumentesh, 4 monitorë me rezolucion të lartë dhe 30 memorie të jashtme) dhe instalimi i sistemit të posaçëm kompjuterik që do të përdoret në laboratorin e mjekësisë ligjore.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss