Presidenti i Kazakistanit, Kasim-Zhomart Tokaevi, sot ka shpallur zgjedhjet e parakohshme presidenciale për më 20 nëntor.
Sipas politologëve, në zgjedhjet e parakohshme me siguri do të fitojë Tokaevi.
Ndërsa analistët thonë se zgjedhjet e parakohshme i ulin rreziqet e një përkeqësimi të mundshëm të ekonomisë dhe humbjes së mbështetjes për shkak të turbulencave gjeopolitike në hapësirën post-sovjetike në tërësi.