Sheiku Ahmad Navaf al-Sabah, djali i trashëgimtarit të fronit të Kuvajtit është emëruar sot në funksionin e kryeministrit, në vendin e Sabah Al-Kalid, i cili nuk e mori mbështetjen në parlament në kontestin midis autoriteteve dhe Kuvendit i cili e kundërshtoi reformën fiskale.
Trashëgimtari i fronit sheiku Meshal al-Ahmad al-Sabah, i cili në fund të muajit të kaluar mori shumicën e detyrave të sundimtarit të Emirit të Kuvajtit, me dekret e emëroi Ahmad Navaf al-Sabah në funksionin e kryeministrit dhe kërkoi prej tij që ta formojnë kabinetin e ri.
Trashëgimtari i fronit muajin e kaluar vendosi ta shpërndajë parlamentin dhe paralajmëroi dekret për zgjedhje të parakohshme, që u përshëndet nga deputetët e opozitës, të cilët i kanë bërë presion ndaj princit për të emëruar kryeministër të ri.
Stabiliteti politik i Emirit Kuvajt që është prodhues i naftës, anëtar i OPEK-ut dhe një aleat i SHBA-së, tradicionalisht varet nga bashkëpunimi midis qeverisë dhe parlamentit, trupi më i vjetër dhe më aktiv ligjvënës në vendet arabe të Gjirit.