Wednesday, September 27, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Tre ER traktorë të DMSH-së do ta shuajnë zjarrin në Belakovc të Kumanovës

Kumanovë, 12 shtator – Tre ER traktorë të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim janë duke u përfshirë në shuarjen e zjarrit në Belakovc të Kumanovës. Në zjarrin i cili shpërtheu dje pas orës 16 është djegur edhe një shtëpi. Zjarrfikësit nga Kumanova dhe Nagoriçan i vjetër me tre ekipe janë duke e shuar zjarrin.

“Zjarri që ka rënë dje në atarin e fshatit Belakovc, komuna e Kumanovës ka qenë aktiv gjatë gjithë natës. Zjarrfikësit nga Kumanova kanë qenë të fokusuar në mbrojtjen e shtëpive të këtij fshati, të cilat janë të shpërndara në disa kodra. Fatkeqësisht, një shtëpi e vjetër, pronari i së cilës nuk banon por e përdor herë pas here, është përfshirë nga zjarri dhe është djegur plotësisht. Për shkak të kërcënimit të shtëpive të tjera si dhe rrezikut që zjarri të hyjë në pyllin me pisha aty pranë, në drejtim të fshatit Belakovc fluturuan tre Er traktorë të DMSH-së”; deklaroi drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov.

Më herët nga njësiti territorial i zjarrfikësve të Kumanovës informuan se ekipet e zjarrfikësve të Kumanovës dhe Nagoriçanit të vjetër janë në terren. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss