Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Trençevska për vizitë në Poloni

Shkup, 25 Korrik – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, prej sot deri të premten do të qëndrojë në Poloni, për vizitë studimore të organizuar nga projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje e ndërmarrjeve sociale”.

Siç kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Trençevska do të vizitojë shumë ndërmarrje sociale, ndër të cilat edhe “Barka”, si dhe Qendrën për mbështetje të ndërmarrjeve sociale në Poloni.

Ministrja Trençevska do të mbajë takime me shumë prefektë ku ka ndërmarrje sociale, si dhe me ministren polake të familjes dhe politikë sociale, Marlena Malag.

“Prezantimi i sistemit polak të ekonomisë sociale – kuadri ligjor, masat, politikat dhe instrumentet financiare do të kontribuojnë në përvetësimin e më shumë përvojave, veçanërisht domethënëse në këtë periudhë në vendin tonë përgatitet Ligji për ndërmarrjet sociale, theksohet në kumtesë.

Projekti “Mbështetja e ndërmarrjeve sociale” është implementuar nga kompania ndërkombëtare për konsulencë, inxhinieri, arkitekturë dhe teknologji informative “Eptisa”, në konsorcium me “Barka” dhe “Ekoris”, ku shfrytëzuese është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Në vizitën studimore do të jenë të pranishëm përfaqësues të shumë institucioneve. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.