Monday, September 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Trençevska realizoi takim me Unionin nacional të personave të verbër

Shkup, 14 shtator – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot në Qeveri ka realizuar takim me përfaqësuesit e Unionit nacional të personave të verbër, të cilët sot protestuan duke kërkuar rritjen e kompensimit për invaliditet dhe ndihma.

Siç informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, takimi është mbajtur me qëllim të gjetjes së zgjidhjes më të përshtatshme për kërkesat e personave të verbër.

Përfaqësuesit e Unionit nacional të personave të verbër kërkojnë rritje të shtesës për pengesë së aftësisë së kufizuar dhe ajo të jetë 40 për qind e pagës mesatare në vend, 30 për qind e pagës mesatare për të drejtën e kujdesit dhe pajisjeve si zgjidhje sistematike.

Ministrja Trençevska iu referua politikave dhe masave të krijuara dhe zbatuara nga Qeveria, siç është rritja e ndihmës minimale të garantuar, zvogëlimi i moshës për ndihmë personale nga 18 në 6 vjet, ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve me të cilin masa e shtesës speciale duhet të rritet për 15 për qind dhe ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen sociale, me të cilin ulet kufiri i moshës së prindërve që kujdeseshin për fëmijën me aftësi të kufizuara në shtëpinë e tyre deri në moshën 26 vjeç, si dhe e drejta për asistencë personale për personat me aftësi të kufizuara të kombinuara. Këto ndryshime, siç bëhet me dije, janë në procedurë kuvendore.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.