Wednesday, October 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Tri shtete nuk janë të ftuara në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II

Britania e Madhe nuk ka ftuar përfaqësues nga Rusia, Bjellorusia dhe Mianmari për të marrë pjesë në funeralin shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth që do të mbahet të hënën e ardhshme, tha një burim i Whitehall të martën.

Sipas mediave britanike, Britania, së bashku me aleatët e saj perëndimorë, ka kërkuar të izolojë Rusinë dhe aleatin e saj Bjellorusi në skenën botërore me sanksione ekonomike dhe masa të tjera në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Mianmari dhe ushtria e tij kanë qenë gjithashtu objekt i sanksioneve britanike, ndërsa Londra rrit mbështetjen për komunitetin Rohingya të vendit të Azisë Juglindore.

Siç është bërë e ditur, rreth 500 personalitete të huaja pritet të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth në Londër, me ftesa që u janë dërguar krerëve të shteteve të shumicës së vendeve me të cilat Britania ka marrëdhënie diplomatike, tha BBC.

Një mori liderësh botërorë nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden, te kryeministrat e Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re kanë konfirmuar të gjithë pjesëmarrjen në këtë ngjarje, e cila ka të ngjarë të jetë një nga tubimet diplomatike më të mëdha të Britanisë në vite.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.