Thursday, February 9, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Trupat amerikan në kuadër të KFOR zbarkojnë në Jarinjë

Afër pikës kufitare në Jarinjë, në anën serbe tashmë është duke u mbajtur protesta e qytetarëve serbë si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokal të veriut të Kosovës, të cilët kanë ngritur barrikada në komunat veriore tash e disa ditë.

Ndërkaq, në anën kufitare të Kosovës janë parë trupa amerikanë në kuadër të KFOR-it.

Siç është raportuar në media, protestuesit serbë kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë serbe për t’u afruar afër kufirit.

Në pamjet e publikuara, disa nga protestuesit serbë janë parë të maskuar dhe duke kënduar këngë për Kosovën.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss