Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Tryezë e rrumbullakët për dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje

Shkup, 26 maj – Dhuna në familje që të zhvillohet përmes rrugës zyrtare, për shkak të anulimeve më të shpeshta të viktimave për ngritjen e procesit kundër dhunuesit për shkak të frikës ose turpit, është një prej propozimeve që doli nga tryeza e sotme e rrumbullakët në temë “Së bashku deri në zgjidhje të shpejtë të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”.

Në tryezën e rrumbullakët, të mbështetur nga Delegacioni evropian, përfaqësuesit e MPB-së, komandantë nga të gjitha njësitë rajonale të SPB Shkup dhe qendrës ndërkomunale për punë sociale debatuan për sfidat me të cilat përballen gjatë implementimit të Ligjit për dhunë në familje dhe mungesës së bashkëpunimit ndërsektorial, veçanërisht me PTHP-në dhe gjykatën.

Siç informoi Këshilli kombëtar për barazi gjinore, është theksuar se nevojitet përmirësim të ligjeve, trajnim i vazhdueshëm i specializuar, kushte më të mira për pranimin e viktimave, ndryshim sistematik, komunikim i përmirësuar dhe koordinim, ndryshim dhe plotësim në ligjin dhe rregullat.

“Është biseduar për nevojën urgjente nga zgjidhja më e mirë e problemit me dhunën në familje dhe nevojën nga personeli i trajnuar në mënyrë speciale, ndërsa nuk është hequr në raste të caktuara keqpërdorimi i ligjit. Së bashku është propozuar si një ndër më të nevojshim në ligjin për vetëqeverisje lokale që të vendoset trup i koordinuar lokal të cilin do ta përbëjnë përfaqësuesit e policisë, arsimit, shëndetësisë, komunës dhe organizatës joqeveritare në nivel komunal”, thekson Këshilli.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.