Monday, December 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

U gjet e vrarë në banesë në Itali, ja kush është 37-vjeçarja shqiptare

Gruaja që po shikoni në foto është 37-vjeçarja Mynevere Karabollaj e cila u gjet e vdekur në banesë së bashku me 23-vjeçarin Flonino Mërkuri, po ashtu shqiptar.

Ngjarja ndodhi në banesën e tyre në Venecia të Italisë, ndërsa sipas mediave të huaja dyshohet se autor i krimit të rëndë të jetë ish-bashkëshorti i 37-vjeçares, i cili po ashtu ishte me origjinë shqiptare. Ky i fundit u gjet gjithashtu i vdekur brenda një kasolleje në zonën e Venedikut. Mendohet se ai është vetëvrarë pasi vrau Menevere Karabollajn dhe Flonino Mërkurin.

Trupat e pajetë u gjetën nga karabinierët rreth orës 22:00 të së dielës në Venecia pasi vajza e gruas njoftoi policinë se nuk mund të kontaktonte nënën e saj.

Fillimisht u mendua për një rast vrasje-vetëvrasje, por gjatë hetimeve në vendngjarje u zbulua se ishte një person i tretë që kishte kryer vrasjen e dyfishtë.

Në vendin e ngjarjes, hetuesit kanë gjetur një armë zjarri dhe një thikë. Sipas mediave italiane të dy bashkëjetuesit ishin vrarë me thikë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.