Një 30-vjeçar rrezikon të dënohet me 3 vjet burg pasi u kap në mars të këtij viti me 5 kilogramë kokainë në makinë në afërsi të Deventerit në Holandë.
I riu po drejtonte një Opel Insignia ku u ndalua nga policia dhe iu gjet 5 kg kokainë e fshehur nën kroskot.
Prokuroria holandeze dyshon se shqiptari është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të trafikut të drogës.